Maqedonasja e hap zemrën: Maqedoninë e krijoi Tito në kurriz të shqiptarëve autoktonë
Irena Nikollova, maqedonase e cila studion në Australi, ka habitur opinionin, duke pranuar se “projekti FYROM” është krijuar në kurriz të shqiptarëve. “Unë më herët u kam besuar rrenave, sepse ashtu më kanë mësuar arsimtarët & politikanët, por kur erdha në studime në Australi e mësova të vërtetën”, thekson mes tjerash në statusin e publikuar në Facebook. Dhe jo vetëm kaq, por Nikollova ka insistuar që ky qëndrim i saj të publikohet në mediume.
“Nuk e kuptoj pse frikohemi nga e vërteta dhe nga hija jonë. Është fakt që projektin FYROM e ka krijuar Tito në vitin 1945 në kurriz të shqiptarëve, të cilët janë popull autokton në territoret e tyre. Ne marrim frymë, shkruajmë dhe flasim cirilikë sllave. Unë më herët u kam besuar rrenave, sepse ashtu më kanë mësuar arsimtarët & politikanët, por kur erdha në studime në Australi e mësova të vërtetën. Kam lexuar literaturë botërore dhe nuk jetoj më në huti. Ndërgjegjen e kam të pastër. Ne vjedhim prej gjithkujt, prandaj askush në botë nuk na njeh”, shkruan Nikollova.
Jeta fillon pas moshës 40-vjeçare: Ja përse them se është epokë e re e vetes tuaj

Gjithmonë e kam ndjerë që jeta është më e mirë pasi bën dyzet vjeç. Unë rrëfej që kam gjetur çelësin e jetës, për të folur e për të ngushëlluar ata që po vinë drejt nesh, drejt 40-vjeçarëve.
Edhe sot, kam sigurinë absolute të kësaj të vërtete dhe pyes veten nëse do të ketë një ndryshim kaq të madh dhe pozitiv në një dekadë tjetër, si në këtë fazë të jetës sime.
Jeta bëhet më e lehtë, më e thjeshtë, më e gjallë. Pra, shumë gjëra pushojnë së ekzistuari, ndërsa të tjerat pushojnë së qeni të rëndësishme.
Revolta zhduket, si dhe ndjenjat e fajit dhe çdo keqardhje. Ajo që një herë të ka lënduar apo mërzitur thjesht pushon së qeni. Dhe shqetësimi për opinionin e të tjerëve është diçka që nuk kalon përmes mendimeve të tua.
Dhe nuk do të ishte e drejtë të thuhet se ky transformim vjen nga asgjëja. Kjo metamorfozë vjen me të gjitha gabimet e së kaluarës, shuplakat në fytyrë, zhgënjimet, frustrimet dhe madje edhe dhimbjet që transformohen në mësim falë të tjerëve.
Të shikuarit prapa ju bën të shihni shumë gabime. Për një kohë të shkurtër kjo gjithashtu mund të jetë shkak për turp, por atëherë, sigurisht, e kuptojmë se gjëja e gabuar ka shërbyer për të na treguar saktësisht se ku jemi: në kohën e duhur.
Marrëdhëniet janë më të mira, njerëzit rreth nesh janë ata që duan të qëndrojnë, dhe ne, gjithashtu, jemi me ata që duam. Në këtë jetë asgjë nuk është rastësisht, madje edhe ata që kalojnë rrugën tonë, vetëm për një moment, kanë diçka për të na mësuar, vetëm kushtojini vëmendje.
Në të dyzetat ke ndjesinë sikur nuk ke nevojë për askënd!
Jo nga krenaria apo diçka e tillë, por mungesa e romantizmit të tepërt të vjetër na lejon t’i shohim gjërat siç janë me të vërtetë.
Miqtë bëhen një nga gjërat më të mrekullueshme që keni. Takimet me disa të mbetur pas disa dekadash dhe të gjitha prirjet dhe ndërlikimet e viteve histori së bashku. Unë besoj se kjo është një nga dhuratat më të mëdha të jetës!
Puna nuk është më barrë dhe bëhet e lehtë. Në fund kuptojmë se çdo punë me të vërtetë është dinjitoze. Çdo gjë bëhet një arsye për rritjen personale. Asgjë tjetër nuk vjen me dallgë, ashtu si kohët e mëparshme.
Lidhjet familjare bëhen shumë më të mëdha. Shikon kohën që kalon në fytyrat e atyre që i duam më së shumti: prindërit dhe fëmijët tanë. Si na dhemb të shohim ata që na dhanë jetën duke humbur kështu gjallërinë e tyre.
Dhe sa krenar duhet të jemi tek shohim pasardhësit të rriten ashtu si ne dikur, duke përsëritur të njëjtat gabime dhe duke zbuluar ngadalë përgjigjet e sakta, rrugën që askush nuk ta mëson: shtegun individual të secilit.
Koha më në fund mëson një perceptim të ri të jetës, në vetvete dhe prej aty ndryshon gjithçka. Pesha mbi shpatulla bëhet vullneti për të jetuar, për të shfletuar, për të mësuar të luash në jetë, për të bërë diçka që nuk e ke bërë kurrë, për të shijuar jetën, para se të përfundojë.
Nuk është frika e vdekjes, është dëshira për të jetuar jetën siç nuk është bërë kurrë më parë, me perceptimin e pjekur tashmë që vetëm vitet të lejojnë ta kesh.
Rinia mund të ketë bukurinë e saj, por është plot me injorancë dhe kurrë nuk do të ketë perceptimin e dikujt në të dyzetat dhe kjo është ajo që i ngushëllon të gjithë ata që kanë frikë të plaken.
Më besoni, jeta përmirësohet shumë gjatë kohës! Edhe në qoftë se gjallëria është e humbur, njohuria e jetës kompenson çdo rrudhë në sy, varje ose kilogram shtesë. Pa marrë parasysh sa dhimbje keni përjetuar, do të vijë koha kur do të përdorni gjithçka që keni mësuar, natyrisht në favor të vetes.
Vitet e rinisë i latë nëpër botë, u larguat për një jetë më të mirë, por gjuhën amtare pse e katandisët kështu?!
Vitet e rinisë i latë nëpër botë, u larguat për një jetë më të mirë, por gjuhën amtare pse e katandisët kështu?!
Është e tmershme, problem i madh kombëtar…!
Futesh nëpër faqet e njerëzve me te afërt që kemi jasht, në faqet e miqëve nuk po lexojmë më një post shqip! Edhe urimet e ditëlindjeve në sa e sa gjuhë i bëni;flisni gjuhën e të tjerëve, më mirë se gjuhën tuaj, pa folur për fëmijët që nuk po u mësoni asnjë fjalë shqip, duke filluar nga njerëzit e familjës sime!
Mirë që fëmijët nuk i sjellin të njohin vendin e origjinës së nënës, sepse janë me baba italian e anglez, apo francez, po shqip o njerëz pse nuk ju mësoni?!
Shkojmë i takojmë andej dhe ndjejmë një dhimbje në shpirt, se nuk na kuptojnë asnjë fjalë dhe kur i perkdhelim!
Kjo situatë është për të qarë me lotë, për çfarë dhanë jetën rilindasit tanë, ku shkuan ato shkronja të arta, për të cilat ata luftuan?
Ku do shkojnë gjithë këto poezi qe ne po shkruajmë, për atdheun dhe gjuhën tonë amtare?!
Kush do t’i lexoj, nëse ju harroni gjuhën tuaj dhe bashkë me gjuhën edhe atdheun tuaj!?
Më vjen shumë keq, vërtetë!
Zoti i bekoftë arbëreshët që e mbajtën të gjallë gjuhën e nënës me shekuj dhe të gjithë ato shqiptarë kudo ku ndodhën! Edhe pse vitet mallin per tokën ua shtuan, gjuhën e mbajtën të pa prekur në shpirtërat e tyre!
Është kaq e bukur gjuha jonë e flamuri ynë kombëtar, sa ne jemi kaq me fat qe i kemi !
Mos i harroni e mos i shpërfytyroni shkronjat e fjalët tona!
Anita Hoxha
DOKUMENTET E CIA-SË SQAROJNË PSE SERBËT JANË KAQ TË INTERESUAR PËR KOSOVËN

Pesë vjet më parë, një tekst u titullua “Ja pse Kosova është kaq e rëndësishme për amerikanët, engjëjt dhe francezët”, është treguar një teori shumë interesante.
Pesë vjet më parë, teksti, “Ja pse Kosova është kaq e rëndësishme për amerikanët, engjëjt dhe francezët”, është treguar një teori shumë interesante për procese të ndryshme që e kanë quar në turbullime Kosovën, shkruan gazeta serbe Novosti, duke vazhduar tutje se e njëjta gjendje është aktuale edhe sot.
Le të shkojmë ngadalë dhe lehtë: Që nga 14 gushti i vitit 2000, kur UNMIK-u, mori nën kontroll “Trepçën” në Kosovë dhe që nga ajo kohë ajo vepron në dy mjedise ligjore si dy subjekte juridike, që nënkupton vërtet një status të vështirë, shkruan Novosti, përcjell Gazeta Insajderi.
Ndërsa një raport i përgatitur nga CIA vlerëson se pse është ky interes kaq i madh për Kosovën, jo vetëm nga serbët por edhe nga vendet tjera të botës, përcjell Insajderi.
Në kuptimin organizativ, kompania është e ndarë etnikisht në Trepçën Veriore dhe Trepçën Jugore. Trepça veriore përbëhet nga minierat dhe flotacioni i Leposaviqit, metalurgjia e Zveçanit, për shkrirjen e plumbit, rafinerinë e plumbit, përpunimin e mbeturinave, transportin e mallrave, ndërsa Trepça Juogre ku drejtohet nga shqiptarët përbëhet nga miniera e Standërgut, Hajvalia, Kishnia, Novobërda, Metalurgjia e Zinkut, Industria Kimike dhe Fabrika e Baterive.
Që nga viti 1995, “Trpeça” ka funksionuar në fabrikën e baterive industriale në Pejë, “Famipa” në Prizren dhe “Fapol” në Podujevë.
Kurse thëngjilli mbetet njëra nga rezervat e Kosovës ku ekspertët amerikanë kanë vlerësuar se vlera e tij është pesëqind miliardë dollarësh dhe ka rezerva edhe 16 shekuj të plotë në Kosovë andaj nuk duhet të habitemi pse kjo Kosova është një territor me një interes shumë të veçantë dhe shumë shtete luftojnë për atë rajon.Tema e “pasurive magjike” të Kosovës ka filluar për herë të parë rreth dhjetë vjetë më parë. Në kohën kur janë publikuar të dhënat për resurset natyrore që disponon Kosova, si sasi të mëdha të kromit (20 përqind të shumicës së përgjithshme të kromit në botë), nikel, zink magnez, argjend, ari, bismut dhe metale të tjera të rralla vlerësohet se rezervat e Kosovës për thëngjillin, gazin natyror dhe metale janë me vlerë pesëqind miliardë dollarë.
Ky vlerësim, pak më vonë, u konfirmua edhe nga CIA nga një raport të përgatitur nga ta, ku standardeve ndërkombëtare Kosova vlen më shumë se Serbia, në vlerë prej pesëqind miliardë dollarësh, ndërsa vetëm Serbia në vlerë prej dyqind miliardë dollarësh.
Ndërsa sipas vlerësimeve të UNMIK-ut sipas një publikimi se çfarë minierash kosovare mund t’i ofrojë kompanive të minierave botërore ku në radhë të parë si burimi më i rëndësishëm, ekspertët kanë vlerësuar se janë zinku dhe plumbi.
Sipas këtyre vlerësimeve, Standërgu, Hajvalia dhe Novobërda kanë në total 21.5 milion ton të plumbit mineral që përmban, zink dhe argjend në sasi të mjaftueshme për shfrytëzim. Përveç kësaj kompleksi “Feronikel” ofron më shumë se rreth 1.7 milionë tonë boksit dhe rreth 14 milionë ton minerale që përmban 1.3 përqind nikel dhe 0.07 për qind kobalt, magnez në Strezovc 2.8 milion tonë dhe 1/7 milion tonë në Golesh. /Insajderi.com
Ky tekst është i përkthyer nga Gazeta Insajderi dhe përdorimi dhe botimi i tij mund të bëhet vetëm me kusht që autorësia të ruhet dhe të vendoset në mënyrë të qartë burimi i lajmit dhe materialit. Çfarëdo kundërveprimi në këtë drejtim do të bëhet subjekt i procedurave përkatëse.
PROGRAMI “SPIUN” QË TREGON ÇDO SEKRET TË FSHEHUR NË INSTAGRAM

Gjithmonë na vjen inat kur kemi dikë Follow në Instagram dhe ata na kanë bërë Unfollow pa e kuptuar.
Por duket se ekziston një program spiun i cili do t’ju tregojë gjithçka që deri më sot ka qenë një sekret që ju ka gërryer nga brenda prej kuriozitetit.
Aplikacioni “InstantReport: Followers Stats” zbulon çdo sekret të ndjekësve tuaj në Instagram: kush ju ka bllokuar, kush ju ka bërë unfollow, kush ju admiron në mënyrë sekrete dhe më shumë se kaq madje.
Kushdo që ka një Apple mund thjesht ta shkarkojë në Apple Storyn e tij.
Background - Abstrakt - World / 17901495 - Peter Eggermann [fotolia.com]